Liverpooli e synon fitore
Liverpooli do të luajë sonte në udhëtim kundër Brentfordit, në kuadër të javës së 19-të në Premierligë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 18:30, në stadiumin “Brentford Community”
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp, që po kalon formë të mirë duke regjistruar katër fitore radhazi, synon që edhe sonte të vazhdojë më të njëjtën formë.
“Të Kuqtë ” janë në pozitën e gjashtë në tabelë me 28 pikë.
Brentfordi është i dhjeti me 23 pikë, teksa në këtë ndeshje do të hyjë pas fitores (0:2) si mysafir ndaj West Ham Unitedit.
(Kosova Sot Online)