![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Ja kujt ia shkakton Inter humbjen e parë
![Ja kujt ia shkakton Inter humbjen e parë](/uploads/kosova-sot/images/2022/September/18/auto_inter1663498573.png)
Interi ka shënuar fitore të madhe sonte, duke e mposhtur minimalisht 1:0 në shtëpi kryesuesin e tabelës, Napolin.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Interin që pati një dominimin të lehtë dhe shanse më të mira shënimi.
Në pjesën e dytë, Edin Dzeko realizoi në minutën e 56-të, pas asistimit nga Dimarco.
Më pas, ndeshja nuk prodhoi gola dhe Interi ia shkaktoi humbjen e parë sezonale Napolit.
Me këtë fitore, Interi tani shkon në kuotën e 33 pikëve në vendin e katërt, një më pak se Juventusi në vendin e tretë dhe tri më pak se Milani i vendit të dytë.
Në anën tjetër, Napoli mbetet lider me 41 pikë gjithsej.
(Kosova Sot Online)