
Lexoni edhe:
Zbardhen rezultatet e autopsisë, ja nga çfarë vdiq boksieri shqiptar në Gjermani
Me "ofertë" të çmimit të zbritur, Paris Saint-Germaini e ka vënë në shitje Neymarin dhe do t’i dëgjojë ofertat për shërbimet e yllit brazilian. Për këtë raporton portali “Fichajes”, përcjell “Kosova Sot Online".
Ky medium raporton se klubi francez e ka zbritur çmimin në vetëm 50 milionë euro.
Kjo mund të bëjë që klubet angleze si Newcastle United, Chelsea dhe Manchester City të zgjojnë interesim për sulmuesin brazilian.
Zbardhen rezultatet e autopsisë, ja nga çfarë vdiq boksieri shqiptar në GjermaniLexoni edhe:
Neymar është në super-formë këtë sezon dhe synon që ta fitojë Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germainin para se, me gjasë, të largohet nga “Parku i Princave”.
Klubi francez e kishte blerë ish-futbollistin e Santosit nga Barcelona para disa vitesh për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh.
Neymar i ka prishur punët me Kylian Mbappen dhe kjo mund të jetë njëra prej arsyeve të largimit të përfaqësuesit brazilian.