![](/uploads/kosova-sot/images/2023/January/06/200x200_Ney-600x3601672994407.jpg)
Lexoni edhe:
PSG-ja e po e nxjerr në shitje Neymarin
Me publikimin e një fragmenti në prezantimin e Cristiano Ronaldos me klubin “Al Nassr” në Arabinë Saudite, storja është bërë virale së fundmi në rrjetet sociale. Megjithëse, sytë e të gjithëve ishin te Ronaldo, kësaj here është bërë protagoniste partnerja e tij Georgina Rodriguez, transmeton "Kosova Sot Online".
Në ceremoninë e prezantimit, Ronaldo u intervistua nga prezantuesja e eventit madhështor që u mbajt, kur në një moment shihet teksa e shikon dhe shkrep një foto i buzëqeshur me të.
PSG-ja e po e nxjerr në shitje NeymarinLexoni edhe:
Mirëpo vëmendjen e ka rrëmbyer Georgina Rodriguez! Modelja u pa gjatë gjithë ceremonisë në siklet, veçanërisht në momentin kur Ronaldo po shikonte dhe po bënte foto me prezantuesen. Teksa ishte me fëmijët, Georgina i hedh një shikim ‘dyshues’, deri diku me inat, Ronaldos dhe kaq ka mjaftuar që kjo të përkthehet në një moment xhelozie nga ana e saj.
https://www.tiktok.com/@bigh_pro/video/7184778592545541377?embed_source=null%3Bnull%3Bembed_blank&is_from_webapp=v1&item_id=7184778592545541377&refer=embed&referer_url=www.syri.net%2Fsyri_kosova%2Fjeteosestil%2F443168%2Fvideoose-xheloze-qe-cke-me-te-reagimi-i-georgina-rodriguez-kur-cristiano-ronaldo-hedh-syte-te-prezantuesja-behet-viral%2F&referer_video_id=7184778592545541377
(Kosova Sot Online )