Lexoni edhe:
Mediat e Madridit me kritika ndaj Bale edhe pas pensionimit të tij
Ermal Krasniqi përfundimisht karrierën e tij sportive do ta vazhdojë në Rumani, transmeton "Kosova Sot Online".
Cluji ka njoftuar zyrtarisht këtë të martë për arritjen e marrëveshjes për transferimin e kosovarit.
Detajet e transferimit të Ermal Krasniqit nga Ballkani te Cluji.
Mediat e Madridit me kritika ndaj Bale edhe pas pensionimit të tijLexoni edhe:
Klubi rumun përmes njoftimi i ka uruar mirëseardhje Krasniqit, teksa ka shkruar edhe pak prej karrierës së tij.
Megjithatë, Cluji nuk ka zbuluar detajet e marrëveshjes.
Krasniqi në tre sezonet e fundit ishte pjesë e Ballkanit, për të cilin ka bërë 105 paraqitje.
Në fanellën e kampionit të Kosovës, 24-vjeçari shënoi 39 gola dhe dha 17 asistime. Falë formës së mirë, ai u ftua në nëntor të vitit të kaluar nga Kombëtarja A e Kosovës për miqësoret kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe.
Bazuar në raportimet nga mediat në Rumani, Krasniqi ka nënshkruar kontratë të vlefshme për katër vite e gjysmë.
(Kosova Sot Online )