Vdes Beqir Aliu
Ka vdekur Beqir Aliu, një ndër figurat më të rëndësishme të klubit të Prishtinës dhe futbollit të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi kryeqytetas përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
Beqir Aliu ka qenë kryetar i parë i klubit të Prishtinës pas pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ai ish-jugosllav në vitin 1991.
Aliu në vitet më të vështira, ato të 90-ta, ishte ndër njerëzit e parë që u tha “jo” ish-regjimit serb.
Postin e kryetarit të klubit kryeqytetas e ka mbajtur nga viti 1991 deri në vitit 2001.
Ai ishte edhe anëtar në kryesinë e parë të Federatës së Futbollit të Kosovës në vitin 1991.
(Kosova Sot Online)