Lexoni edhe:
Vdes Beqir Aliu
Jan në vazhdim e sipër negociatat mes Monzës dhe Atalantës për Berat Gjimshitin, transmeton "Kosova Sot Online".
Pra, pas një kohe të gjatë, Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta ku ka kaluar shtatë vite qëndrim në Bergamo. Qendërmbrojtësi shqiptar ka qenë për dy vite i huazuar gjatë kësaj kohe fillimisht te Avellino e pastaj te Benevento në sezonet 2016-17 dhe 2017-18. Por në pesë vitet e fundit ai ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe një nga shtyllat e mbrojtjes së Atalantës deri në sezonin aktual ku pas një lëndimi të rëndë humbi edhe vendin e titullarit.
Monza po mundohet ta bind Atalantën për ta lënë të lirë Gjimshitin i cili është një nga të preferuarit e trajnerit Gian Pierro Gasperini. Adriano Galliani e vlerëson shumë mbrojtësin shqiptar dhe Calciomercato ka raportuar se bisedimet mes palëve janë duke vazhduar. Monza po e kërkon huazimin e shqiptarit deri në verë me opsion blerje në rast qëndrimit në Serie A. Gjithsesi drejtuesit e klubit zikaltër ende nuk janë të sigurt për ta lënë të lirë të largohet shqiptari pa gjetur një zëvendësues për të. 29-vjeçari këtë sezon ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje me Atalantën, ku në total në këmbët e tij ka 344 minuta.
(Kosova Sot Online )