Lexoni edhe:
Mudryk sërish shfaq dëshirën për t’iu bashkuar londinezëve
Faqja zyrtare e Fulhamit në “Twitter” u tall keq me Joao Felixin, i cili në debutimin e tij me Chelsean u ndëshkua me karton të kuq. Skuadra e Marco Silvas doli fituese të enjten mbrëma, duke fituar me rezultatin 2:1, shkruan "Kosova Sot Online ".
Në këtë ndeshje Felix ishte titullar, teksa u përjashtua në minutën e 58-të duke u ndëshkuar direkt me karton të kuq. Pas kësaj, Fulhami përmes faqes zyrtare në “Twitter” u tall keq me sulmuesin portugez.
Mudryk sërish shfaq dëshirën për t’iu bashkuar londinezëveLexoni edhe:
“Adios Joao”, thuhej në postimin e klubit, që në shqip i bie: “Mirupafshim Joao”
"Adios” është fjalë spanjolle, teksa në gjuhën portugeze thuhet “Adeus”, sipas “SportBible”.
Nuk dihet nëse ishte ky një gabim nga administratori i Fulhamit apo është një punë tallje nivelit tjetër
Megjithatë, pas pak kohe, postimi në fjalë u pa se ishte fshirë.
(Kosova Sot Online )