
Ja si është duke shkuar rikuperimi i Gabriel Jesus

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta ka thënë se rikuperimi i Gabriel Jesus pas operimit të gjurit po shkon mirë – por ka tërhequr vërejtjen se kthimi i tij ende është larg.
Braziliani ka operuar gjurin në dhjetor pasi që mori një lëndim gjatë kohës sa ishte në detyrë me Brazilin në Botërorin e Katarit.
Arsenali ka hezituar të tregojë ndonjë datë për rikthimin e tij, por në një postim të tij në rrjetet sociale sulmuesi tregon se ka hequr patericat dhe tani ai mund të ecë pa to, duke ngritur moralin e tifozëve të Arsenalit që ai mund të kthehet së shpejti.
Arteta i ka zbutur këto pritshmëri, megjithatë, duke lënë të kuptohet që 25 vjeçarit ende i duhet kohë që të rikuperohet.
(Kosova Sot Online)