Lexoni edhe:
Përplasje e ashpër në distancë mes Shakiras dhe Gerard Piques
Gjatë ditës së sotme, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të pres sot për vizitë delegacionin më të lartë të Komitetit Olimpik të Francës, në krye me presidenten Brigitte Henriques, transmeton "Kosova Sot Online".
Presidentja Henriques do të shoqërohet edhe nga nënpresidenti Pierre Siutat, i cili është edhe kryetar i Federatës së Basketbollit të Francës dhe kandidat për kryetar të FIBA Evropës, Sophie Metais, drejtoreshë për marrëdhënie ndërkombëtare dhe asistenti i saj, Pierre-Louis Magnani.
Përplasje e ashpër në distancë mes Shakiras dhe Gerard PiquesLexoni edhe:
Arsyeja e vizitës në Kosovë të mikpritësve të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, është thellimi i bashkëpunimit me Komitetin Olimpik të Kosovës, përmes memorandumit të bashkëpunimi.
Pjesë e memorandumit që do të nënshkruhet sot, janë edhe Komiteti Olimpik Kombëtar i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, të cilët po ashtu do të vizitojnë KOK-un.
Memorandumi i bashkëpunimit do të quhet “Balkans Cooperation 5 (BC5)”, ndërsa do të vlejë deri në vitin 2028. Në memorandum përfshihen çështje të ndryshme të bashkëpunimit para dhe pas LO Paris 2024.
Delegacioni nga Franca do të mirëpritet edhe nga drejtuesit më të lartë të shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri Hajrullah Çeku.
(Kosova Sot Online )