Milan ka gati kontratën e re për Leaon, kjo është paga që i ofrojnë

  • 18 January 2023 - 08:34
Milan ka gati kontratën e re për Leaon, kjo është paga që i ofrojnë

AC Milan po shtyn vazhdimisht për të kompletuar kontratën e re të Rafael Leaos.

"Kosova Sot Online " raporton se anësori portugez është futbollisti më në formë i Milanit dhe kësisoj kuqezinjtë nuk duan assesi ta humbin atë.

Raundi i ri i bisedimeve do të zhvillohet në ditët e ardhshme në qytetin e modës.

Paga që Milan po i ofron atij është shtatë milionë euro neto për sezon, përfshirë shtesat.

(Kosova Sot Online )