Lexoni edhe:
Zbardhen pamjet që tregojnë pse Granit Xhaka u rikthye në përballjen mes lojtarëve të Arsenalit dhe Tottenhamit
Saga e transferimit të Memphis Depay po nxehet, me holandezin që tani është lojtari i vetëm i përfshirë në negociatat mes Barcelonës dhe klubeve të ndryshme që po garojnë për ta marr bë radhët e tyre, transmeton "Kosova Sot Online".
Atletico Madrid ende duket si destinacioni më i mundshëm për 30-vjeçarin, i cili ka shumë të ngjarë të largohet nga Camp Nou këtë muaj. Interi ishte i lidhur, por nuk duket se është kështu.
Barcelona do ta lërë Depay të largohet vetëm nëse i përshtatet një marrëveshje dhe me situatën e pasigurt financiare të klubit, ata do të jenë të ‘ashpër’ me çdo kërkues.
Nëse një klub dëshiron të blejë sulmuesin, Barça do të kërkojë 7 milionë euro. Meqë Atletico nuk ka gjasa të paguajë këtë shumë, një marrëveshje shkëmbimi mund të jetë më e mundshme.
Barça dëshiron Yannick Carrasco si pjesë e një marrëveshjeje me Atleticon për Depay, megjithëse Los Rojiblancos nuk janë shumë të prirur për të përfshirë anësorin belg në negociata.
Megjithatë, agjenti i Carrasco, Pini Zahavi ka konfirmuar për Nieuësblad, se diskutimet janë duke vazhduar në lidhje me të dy lojtarët. “Plani është që të ndërrohet Yannick (Carrasco) me Memphis (Depay). Nuk ka ende asgjë konkrete, as nuk e di nëse do të funksionojë, por negociatat janë në vazhdim. Yannick pëlqen Barçën dhe është një lojtar i mirë”, ka thënë Zahavi. Atletico do të jetë më pak se i kënaqur që ky informacion është publikuar për publikun, por duket se një marrëveshje mund të jetë e mundur për të parë Carrascon të shkojë në Kataluni, me Depay në kryeqytetin spanjoll.
(Kosova Sot Online )