Mancini: Italia ka talent si Bellingham
Roberto Mancini ka insistuar se Italia i ka “katër apo pesë talent që kanë kualitetet e Jude Bellingham, por ata duhet të luajnë më shumë” dhe ai shpreson që Gianluca Scamacca do të mund të zhvillohet në West Ham United.
Trajneri i Azzurri foli për këtë në një konferencë për shtyp pasi u promovuan fanellat e reja të Adidas dhe u pyet për mungesën relative të futbollistëve të rinj që luajnë për Kombëtare.
“Problemi është që nuk është se nuk kemi talent, por a po i zhvillojmë ata. Ne i kërkojmë ata çdokund, përfshirë edhe në nivele të skuadrave të reja”, siguroi Mancini.
Ai ka dhënë shembull kundërshtarin e radhës së Italisë që është Anglia, tek të cilët Bellingham ka lënë gjurmë në Botëror që në moshën 19 vjeçari duke shkëlqyer me ndeshjet e tij tek Borussia Dortmund.
“Mendoj që Italia ka katër apo pesë talent me kualitet të Bellingham, por ata duhet të luajnë. Ne kemi futbollist të rinj kualitativ, por atyre ju mungon përvoja”.
“Në Angli, Holandë apo Gjermani, nëse një futbollist është i talentuar atëherë ai do të luajë. Këtu ne kemi katër apo pesë të këtij niveli, por ata kanë nevojë të luajnë”.
Disa futbollistë të rinj të Italisë janë larguar jashtë në tentim për t’i zgjeruar minutat e lojës dhe Mancini shpreson që kjo do ta ndihmojë atë për ta gjetur një sulmues qendre që do ta udhëheqtë sulmin, një mungesë që i kushtoi atyre me mos kualifikim në Botëror.
“Deri në këtë moment, Italia nuk ka shumë sulmues të mëdhenj, por ne po përpiqemi t’i gjejmë ata. Scamacca për shembull është duke pasur një përvojë të mirë, pasi që Premier Liga është shumë e vështirë”.
Scamacca deri me tani ka shënuar shtatë gola në 24 paraqitje për West Ham United prej që u transferua për 36 milionë euro nga Sassuolo në verë.
(Kosova Sot Online)