Lexoni edhe:
Futbollisti i njohur pritet të arrestohet nën dyshimin për sulm se*ksual
Barcelona ka njoftuar nënshkrimin e Lucas Roman, një sulmues argjentinas 18-vjeçar nga Ferro Carril Oeste, i cili do të përforcojë Barça Atletic të drejtuar nga Rafa Marquez në Kategorinë e Parë të RFEF, përcjell "Kosova Sot Online".
Barça ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se ka arritur marrëveshje me Ferro Carril Oeste për transferimin e Roman.
“Barcelona dhe klubi Ferro Carril Oeste kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit argjentinas, i cili nënshkruan deri më 30 qershor 2026 me një klauzolë përfundimi prej 400 milionë eurosh”, thuhet në njoftim.
Sipas gazetës argjentinase Ole, operacioni është kryer për 1.1 milionë euro për 85 për qind të transferimit, plus 3.5 milionë për objektivat e ardhshëm.
Futbollisti i njohur pritet të arrestohet nën dyshimin për sulm se*ksualLexoni edhe:
Skuadra e Caballito do të fitojë 65 për qind të kësaj shume, ndërsa pjesa e mbetur prej 35 për qind do të ndahet mes lojtarit, familjes së lojtarit dhe përfaqësuesit. Përveç kësaj, klubi do të marrë 15 për qind të shitjes së ardhshme. Kush është ‘El Pocho’ Roman që Barcelona nënshkroi për Barça Atletic?
Pocho Roman lindi në lagjen Caballito të Buenos Aires (Argjentinë) më 10 shkurt 2004 dhe iu bashkua akademisë së të rinjve Club Ferro në moshën 7-vjeçare.
Ky talent i ri mëngjarash, i cili është reprezentues i moshave me Argjentinën, shquhet për shkathtësinë e tij në pozicionet sulmuese.
“Jam shumë i emocionuar dhe do të jap më të mirën time. Jam një nga të privilegjuarit që jam këtu”, ka thënë Lucas Roman për faqen zyrtare të Barcelonës.
‘El Pocho’ Roman e përkufizoi veten si “një sulmues anësor ose sulmues qendre”, por që mund të luajë “në të gjithë vijën e sulmit” dhe theksoi për lojën e tij se ai gjithmonë kërkon “të luajë një me një dhe për ekipin”. Për pseudonimin e tij “El Pocho” ai shpjegoi se “ia kanë dhënë si fëmijë”
(Kosova Sot Online )