
Lexoni edhe:
Barcelona nënshkruan me talentin Lucas Roman dhe i vendos një klauzolë prej 400 milionësh
Tema kryesore te Interi vazhdon të jetë ajo e qendërmbrojtësit sllovak Milan Skriniar. Mbrojtësi qendror është një nga pikat më të forta të Interit viteve të fundit dhe padyshim një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë, përcjell "Kosova Sot Online ".
Por kontrata e tij me Interin skadon në fund të sezonit dhe ai qysh tani është i lirë të bisedoj edhe me klube të tjera.
Te Interi po tentojnë me çdo kusht ta blindojnë yllin e tyre me kontratë të re, por një marrëveshje mes palëve vazhdon të jetë ende larg.
27-vjeçari përpos që është në bisedime me Interin, po shqyrton edhe ofertat e tjera.
Paris Saint Germain vazhdon të jetë favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e sllovakut, pasi gjiganti francez edhe verën e vitit të kaluar kërkoi me ngulm transferimin e tij.
Reklama
Kampioni në fuqi i Francës është gati t’i ofrojë kontratë prej rreth 10 milionë euro në vit, që është më e lartë se ajo që i ofron Interit.
Gjithsesi në garë për sllovakun janë edhe skuadra tjera të mëdha si Real Madrid, Barcelona, Manchester City e Manchester United.
(Kosova Sot Online )