Lexoni edhe:
Pasojat e reshjeve të fundit, këto lagje në Prishtinë do të përballen me ndërprerje të ujit
Lara Colturi shkruan historinë e Shqipërisë, duke fituar medaljen e parë të artë në Kampionatin Botëror të Skive Alpine për Junior, që po zhvillohet në St.Anton, përcjell "Kosova Sot Online".
Vajza e lindur në Itali, por që mori pasaportën shqiptare, dominoi super-G-në e ditës së sotme, duke shkaktuar boshllëqe të konsiderueshme për të gjithë kundërshtarët e saj.
Adoleshentja 16-vjeçare, dominoi garën duke i dhënë kundërshtares zvicerane Stefanie Grob një diferencë me 65 të qindtat, dhe italianes Alice Calaba 72 të qindtat.
Vajza e kampiones italiane Daniela Ceccarelli, që mori nënshtetësinë shqiptare së bashku me të ëmën që mban edhe postin e trajneres së Kombëtares kuqezi, shihet si një nga protagonistet e skive në të ardhmen, dhe titulli i sotëm e tregon më së miri. /zoom.al/
(Kosova Sot Online )