Vjen dënimi i dyfishtë kundër Dani Alves, pasi u arrestua nën akuzën për sulm seksual përjashtohet edhe nga klubi

  • 21 January 2023 - 10:10
Vjen dënimi i dyfishtë kundër Dani  Alves,  pasi u arrestua nën akuzën për sulm seksual përjashtohet edhe nga klubi

Klubi meksikan ka shkëputur kontratën me mbrojtësin brazilian në mënyrë të njëanshme. Ky vendim nga Pumas vije pasi Alves u arrestua të premten, nën akuzën për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate në Barcelonë,  përcjell "Kosova Sot Online".

Presidenti i klubit, Leopoldo Silva, tha se në klubin që ai drejton nuk tolerohen rastet e tilla.

“Me këtë vendim, klubi përsërit premtimin e tij se nuk do të tolerojë veprime nga asnjë anëtar i institucionit tonë që cenojnë frymën e institucionit dhe vlerat e tij”, tha fillimisht ai.

“Klubi është një institucion që promovon respektin, integritetin dhe sjelljen e drejtë brenda dhe jashtë fushës, të lojtarëve të tij, sepse ata janë një model në shoqëri, në Meksikë dhe kudo në botë dhe ne nuk mund të lejojmë sjelljen e një personi për të dëmtuar filozofinë tonë që ka qenë gjithmonë shembullore në stërvitjen dhe zhvillimin e sportistëve të rinj në vendin tonë”, shtoi Silva.

Dani Alves iu bashkua klubit nga Meksika në korrik të vitit të kaluar dhe ka bërë 13 paraqitje.

Kujtojmë se ndaj 39-vjeçarit është caktuar masa e paraburgimit, teksa hetimet ndaj rastit të tij po vazhdojnë. 

(Kosova Sot Online )