![](/uploads/kosova-sot/images/2023/January/25/200x200_aaa-8-600x360_11674637756.jpg)
Lexoni edhe:
Edhe Modric po synon t’i bashkohet Ronaldos në Al-Nassr, ja cila është rroga e kroatit
Granit Xhaka e ka përshkruar trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta si shumë të veçantë dhe beson se spanjolli ka dëshmuar se kritikët e kanë gabim pasi u supozua se do të shkarkohej pas një fillimi katastrofal të sezonit të kaluar, përcjell "Kosova Sot Online".
Skuadra londineze humbi tri ndeshjet e para, pasi u mund nga Brentford, Chelsea dhe Manchester City. Ata pranuan nëntë herë gjatë procesit dhe puna e strategut ishte vendosur në fyshime pasi ai gjithashtu nuk arriti të kualifikohej për në Evropë në sezonin 2020/21. Sidoqoftë, Topçinjtë arritën të mposhtin Norwichin në ndeshjen e katërt të sezonit dhe vazhduan një ecuri të mirë, e cila përfshinte gjashtë fitore dhe dy barazime në tetë ndeshje. Skuadra e Artetës arriti të futej me forcë në top katërshe, por më vonë dështoi ta mbante atë pozicion dhe aty përfundoi Tottenhami.
Edhe Modric po synon t’i bashkohet Ronaldos në Al-Nassr, ja cila është rroga e kroatitLexoni edhe:
“Sezonin e kaluar, ne humbëm tri ndeshjet e para”, deklaroi Xhaka për 20min. “Disa njerëz ishin tashmë në fund të durimit të tyre. Por, tani e shihni se çfarë mund të ndodhë kur i jepni kohë një trajneri. Në fund të fundit, kjo është aventura e tij e parë si trajner. Ai është shumë i veçantë”. “Kam pasur shumë trajnerë në karrierën time, por kurrë një si Arteta. Ai duket sikur është i fokusuar vetëm në futboll – 24 orë në ditë. Ai gjithmonë ka një plan A, B – dhe ndoshta edhe një plan Z. Por, ai nuk është vetëm në krye taktikisht, por ai është gjithashtu i lartë si person”. Arsenali është aktualisht lider në ligë me 50 pikë, pesë më shumë se Manchester City në vendin e dytë dhe ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
(Kosova Sot Online )