Lexoni edhe:
Vazhdon zbulimi i detajeve të reja nga skandali Rama-McGonigal: Agron Neza ishte i ftuar nderi i qeverisë në ngjarjen e rëndësishme
Siq shkruan La Gazzetta dello Sport, Cristiano Ronaldo është gati të dëshmojë dhe të flasë me prokurorët e Torinos në hetimin financiar që përfshin pagat e Juventusit. Ylli portugez ishte në mesin e lojtarëve të skuadrës italiane që hoqën dorë nga paga e katër muajve në mars 2020, përcjell "Kosova Sot Online ".
Megjithatë, hetuesit kanë gjetur marrëveshje private që duket se vërtetojnë se lojtarët kanë marrë paga për tre muaj në të zezë, pa regjistruar borxhet e tyre në bilancet e tyre dhe duke dështuar në informojnë FIGC-në..
Il Corriere della Sera publikoi dokumentin që i përkiste Cristiano Ronaldos më herët në janar, i cili megjithatë u nënshkrua vetëm nga ish-drejtori i Juventusit, Fabio Paratici dhe jo nga portugezi. Sipas raportimeve të shumta, Juventusi ende i ka borxh Ronaldos 19.5 milionë euro.
Ylli 37-vjeçar më parë refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të prokurorëve të Torinos, por sipas Gazzettas, ai tani është gati të dëshmojë.
Mbetet për t’u parë se kur dhe ku do të zhvillohet takimi mes Ronaldos, avokatëve të tij në Itali Salvatore Pino e John Shehata dhe prokurorëve të Torinos Mario Bendoni dhe Ciro Santoriello, por Italia, Madridi dhe Lisbona duket se janë vendet më të mundshme ku Ronaldo do të dëshmojë.
(Kosova Sot Online )