Lexoni edhe:
Rashica paralajmëron largimin, tregon se deri kur do të qëndrojë tek ekipi turk
Danimarka po vazhdon të dëshmohet se është superfuqi reale e hendbollit, pasi që të dielën në Stokholm, e siguroi titullin e tretë rresht të botës, si askush më parë, përcjell "Kosova Sot Online".
Danimarka në finalen e mposhti Francën me rezultat të thellë 34:29.
Rashica paralajmëron largimin, tregon se deri kur do të qëndrojë tek ekipi turkLexoni edhe:
Danezët kanë dominuar prej fillimit, kurse në pjesën e parë krijuan epërsi deri në pesë gola. Këtë epërsi e arritën edhe në fund. Rasmus Lauge udhëhoqi Danimarkën me 10 gola. Nedim Remili ishte më efikasi te Franca me gjashtë gola. Ndeshja u luajt para 23 mijë shikuesve në “Tele2 Arena”. Medaljen e bronztë e fitoi Spanja.
(Kosova Sot Online )