Lexoni edhe:
Afera kriminale dhe e spiunazhit Rama- McGonigal, ka fakte për ta hetuar shtrirjen e saj në Kosovë, lidhjen e mundshme të politikanëve të inkriminuar
Hakim Ziyech ka arritur në Paris mbrëmë, ku sipas raportimeve në media, thuhet se së shpejti do ti bashkohet PSG-së, shkruan "Kosova Sot Online ".
Raportohet se futbollisti i Chelseat pritet të huazohet në Paris Saint-Germain për pjesën e dytë të sezonit. Lajmin e ka transmetuar mediumi francez “Le Parisien”, përcjell “Kosova Sot Online".
29 vjeçari zbarkoi në kryeqytetin francez derisa PSG-ja po shpreson që ta gjejë marrëveshjen finale me Chelsean në orët në vazhdim. Përfaqësuesi maroken ka kontratë me “Blues” deri në vitin 2025, por që është i vendosur ta vazhdojë karrierën në “Parkun e Princave”. Futbollisti ofanziv veç po e pret marrëveshjen mes klubeve dhe më pas t’i bashkohet Messit, Neymarit, Mbappes dhe shokëve të tjerë të rinj.
Ziyech ka pasur luhatje të formës në eksperiencën e tij në “Stamford Bridge”, ndërsa e synon ngritjen e madhe në Paris. Ai dëshiron të mbetet në Francë edhe pas përfundimit të këtij sezoni, duke shpresuar që PSG-ja do ta blejë kartonin e tij. Natyrisht, gjithçka do të varet nga paraqitjet e tij në pjesën e dytë të këtij edicioni.
(Kosova Sot Online )