![](/uploads/kosova-sot/images/2023/February/01/200x200_western-balkans-flags-600x3381675233879.jpg)
Lexoni edhe:
Pranvera ballkanike, a do të jetë nisja e procesit të rikonfigurimit dhe rirreshtimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor
Para derbit me Manchester Cityn, Conte bëhet operacion, sepse trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte është diagnostikuar me kolecistit dhe do t’i nënshtrohet një nderhyrje për të hequr fshikëzën e tëmthit, përcjell 'Kosova Sot Online".
Skuadra e Ligës Premier zbuloi se italiani kohët e fundit nuk ishte mirë dhe kishte dhimbje të forta barku dhe ekzaminimet e kryera treguan në një diagnozë të kolecistitit, i cili duhet të trajtohet me kirurgji. “Pas një diagnoze të kolecistitit, ai do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e fshikëzës së tëmthit sot dhe do të kthehet pas një periudhe rikuperimi.
Të gjithë në klub i urojnë atij më të mirën”, thuhet në komunikatën zyrtare të Spurs. Tottenhami do të takohet me Manchester Cityn e Pep Guardiolës të dielën. Nëse Conte nuk rikuperohet në kohë për ndeshjen, ai do të zëvendësohet nga ndihmësi i tij Cristian Stellini, i cili është ndihmëstrajner i italianit. Conte ka fituar 37 nga 66 ndeshjet e tij në krye të Tottenham që nga emërimi i tij në nëntor 2021.
(Kosova Sot Online )