Lexoni edhe:
Dani Alves refuzon të shohë gruan në burg mes thashethemeve rreth divorcit
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë pranë Federatës së Futbollit të Kosovës i ka dënuar protagonistët e incidentit që ndodhi në ndeshjen e Superkupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Llapit, e cila u mbajt në Antalya të Turqisë, përcjell "Kosova Sot Online".
Pasi i shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave dhe në bazë të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjes dhe incizimit televiziv, Komisioni Disiplinor i dënoi, futbollistin e Ballkanit, Lindon Emerllahu dhe atë të Llapit, Elef Firminho me nga dy ndeshje moslojë.
Dani Alves refuzon të shohë gruan në burg mes thashethemeve rreth divorcitLexoni edhe:
Në minutat shtesë, pas një dueli mes tyre, ata u shtynë dhe u kacafytën mes vete, duke shkaktuar tollovi dhe rrezikuan që në këtë përleshje të përfshiheshin të dyja ekipet.
Siç njofton ky Komision, palët e pakënaqura mund të ushtrojnë ankesë në drejtim të Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej 8 ditësh.
(Kosova Sot Online )