Lexoni edhe:
‘New York Times' zbulon detaje të reja: Rama përfitoi nga McGonigal, Neza i merrte informacionet direkt nga zyra e tij
Qipro nuk e lejon Kosovën të garojë me simbolet shtetërore në karate, edhe pse Federata e Karatesë e Kosovës e përbërë nga 45 anëtarë, tash e dy ditë gjendet në Larnaka të Qipros ku po mbahet “Kampionati Europian për Kadet, Junior dhe U21”, përcjell "Kosova Online ".
Ky shtet nuk e ka lejuar ekipin e Kosovës të garojë me flamurin e saj dhe simbolet shtetërore në këtë garë. Në vend të flamurit, ata kanë vendosur mbishkrimin: “Federata e Karatesë e Kosovës”.
“Përgjatë kësaj periudhe kontakti i vazhdueshëm mes MKRS dhe FKK ka qenë intenziv dhe me qêndrim të përbashkët që të respektohet pjesmarrja e barabartë në evente sportive”, thuhej në njoftimin e Federatës së Karatesë së Kosovës.
(Kosova Sot Online )