Lexoni edhe:
Diego Simeone sërish flet për të ardhmen e tij
sco vazhdon të jetë futbollist i lirë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur shkëputi kontratën me Sevillan. Mesfushori spanjoll ishte afër kalimit te Union Berlini, por në fund marrëveshja mes palëve u prish, transmeton "Kosova Sot Online ".
Pas dështimit për t’u bashkuar me një ekip të ri në afatin e janarit, Isco është në kërkim të një sfide të re, me Evertonin që u pa si një opsion të mundshëm.
Diego Simeone sërish flet për të ardhmen e tijLexoni edhe:
Megjithatë, pavarësisht se Sean Dyche nuk solli ndonjë lojtar të ri në “Goodison Park”, trajneri me përvojë thuhet se nuk është i bindur nga aftësia e 30-vjeçarit për të përballuar Premierligën.
Sipas raportimeve nga “The Independent”, Isco ishte në një listë objektivash, por Dyche dhe Evertoni kanë hequr dorë.
Së fundi u raportua se ish-mesfushori i Real Madridit është në bisedime me klubin turk, Konyaspor, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur.
(Kosova Sot Online )