Një gabim i vogël që u kushtiu shtrenjtë Arsenalit, pëson humbje në udhëtim ndaj Evertonit

  • S.A /
  • 04 February 2023 - 15:29
Një  gabim i vogël që u kushtiu shtrenjtë  Arsenalit, pëson humbje në udhëtim ndaj Evertonit

Arsenali ka regjistruar humbjen e dytë sezonale në Premierligë. Skuadra londineze pësoi humbje sot në udhëtim kundër Evertonit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndeshja e zhvilluar në “Goodison Park” përfundoi me rezultatin minimal, 1:0.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për vendasit e shënoi James Tarkowski, në minutën e 60-të.

Evertoni pas kësaj fitore ka 18 pikë dhe tani renditet në pozitën e 17-të.

Arsenali mbetet lider në tabelë me 50 pikë, pesë më shumë se Manchester City.

(Kosova Sot Online )