Chelsea ofron kontratë të re për Thiago Silvan
Thiago Silva ka qenë njëri prej lojtarëve kryesorë të Chelseat në dy sezonet e fundit. Qendërmbrojtësi brazilian, përkundër faktit se është 38 vjeç, po shfaq stabilitet në mbrojtjen e “Blues”.
Dhe, mediat angleze shkruajnë se Të Kaltrit janë në bisedime të avancuara me futbollistin për vazhdimin e bashkëpunimit për një vit tjetër, shkruan “Kosova Sot Online".
Ish-futbollistit të Milanit dhe Paris Saint-Germainit do t’i skadojë kontrata aktuale në verën që vjen, por palët mund të nënshkruajnë deri më 30 qershor 2024.
Chelsea shpreson që marrëveshja të finalizohet sa më shpejt dhe kështu, Silva të jetë udhëheqësi i ekipit, brenda dhe jashtë fushës, edhe në edicionin 2023/24.
(Kosova Sot Online )