Lexoni edhe:
Futbollisti i kombëtares turke zbulon skandalin: Pas tërmetit, po vjedhin dhe shesin batanijet me 5-fishin e çmimit
Anthony Joshua ka konfirmuar se do të përballet me Jermaine Franklin në 02 Arena të Londrës në muajin prill.
Ish-kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda dëshiron t’u rikthehet fitoreve pas dy humbjeve radhazi nga ukrainasi Oleksandr Usyk, i cili ia rrëmbeu tituj dhe e mposhti edhe në rimeç. Tash e një kohë është raportuar se dy boksierët kanë arritur marrëveshje për duelin, i cili të hënën është konfirmuar nga vet AJ dhe do të transmetohet nga DAZN.
Futbollisti i kombëtares turke zbulon skandalin: Pas tërmetit, po vjedhin dhe shesin batanijet me 5-fishin e çmimitLexoni edhe:
Joshua e ka publikuar një poster zyrtar të meçit në rrjetet sociale me përshkrimin: “Një agim i ri”. Në këtë mënyrë, duket se britaniku ka paralajmëruar një version më të mirë të vetvetes kur të hyjë në ring më 1 prill. Franklin ka një rekord mbresëlënës 21-1 dhe humbjen e vetme e ka nga Dillian Whyte në nëntorin e kaluar me vendim të gjyqtarëve.
(Kosova Sot Online )