Publikohen fotografitë e fundit të trajnerit Qiro Bllazheviq nëpër rrugët e Zagrebit
Mirosllav Qiro Bllazheviq po vuante nga sëmundja e kancerit në vitet e fundit dhe daljet e tij në publik ishin të rralla. Trajneri legjendar ndërroi jetë në mëngjesin e sotëm, një ditë pa i mbushur 88 vjet, duke e humbur kështu betejën e gjatë 12 vjeçare me sëmundjen e rëndë, përcjell "Kosova Sot Online".
E mediumi kroat “Jutarnji” i ka zbuluar sot fotografitë e daljes së fundit të të Bllazheviqit në publik, respektivisht në një shesh të Zagrebit, të realizuara në muajin e kaluar.
“Fotografitë e fundit të trajnerit të krejt trajnerëve. Ne e fotografuam atë duke ecur me djalin e tij në fillim të këtij viti”, ka shkruar mediumi kroat.
{663269/}
Ish-trajneri i Prishtinës shihet i lodhur, duke pushuar kohë pas kohe dhe më pas duke ecur i mbajtur në krahun e djalit të tij.
Bllazheviq ishte njëri prej trajnerëve më të mirë në histori të ish-Jugosllavisë, ndërsa kishte fituar tituj të shumtë, ndërsa e kishte fituar edhe medaljen e bronztë në Botërorin 1998 me Kombëtaren kroate.
(Kosova Sot Online )