![](/uploads/kosova-sot/images/2023/February/08/200x200_BAski1-600x3601675861292.jpg)
Lexoni edhe:
Publikohet orari i zyrtar i “Final 8” të Kupës së Kosovës
Klubi i Christian Atsu ka bërë të ditur se nuk mund ta gjejnë atë në spitalin ku thuhet se ishte dërguar. Atsu, i cili luan për Hatayspor, u raportua ditën e martë se ishte shpëtuar nga një ndërtesë e shkatërruar pas një tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, përcjell "Kosova Sot ONline ".Në fakt, nënkryetari i klubit – Mustafa Ozat kishte konfirmuar se Atsu është nxjerrë nga rrënojat i lënduar.
Megjithatë, sipas gazetës turke Hurriyet, ekziston frika se futbollisti nuk ishte në mesin e atyre që u gjetën në rrënoja.
Publikohet orari i zyrtar i “Final 8” të Kupës së KosovësLexoni edhe:
Mjeku i klubit të Hatayspor, Gurbey Kahveci tha: “Kur dëgjuam lajmin se ai u dërgua në spitalin Dortyol, ne shkuam dhe shikuam, por ai nuk ishte aty”.
“Për momentin ne pranojmë që Savut Taner (drejtori sportiv) dhe Christian Atsu nuk u gjetën, për fat të keq”.
Ngjarja shkatërruese ka parë që numri i të vdekurve të shkojë në 11,000, duke e bërë atë tërmetin më vdekjeprurës për më shumë se një dekadë.
Agjenti i Atsu, Nana Sechere, zbuloi gjithashtu se vendndodhja e lojtarit është e panjohur, duke postuar në Twitter: “Pas përditësimit të djeshëm nga klubi se, Christian ishte nxjerrë i gjallë, ne ende nuk e konfirmojmë vendndodhjen e Christian”.
“Siç mund ta imagjinoni, kjo vazhdon të jetë një periudhë shkatërruese për familjen e tij dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta gjetur Christian”.
Kjo vjen pasi bashkëlojtari i Atsu, Kerim Alici, një mik i ngushtë, kishte konfirmuar në një televizion turk se lojtari ishte nxjerr i gjallë, gjë që ka shkaktuar konfuzion të mëtejshëm nëse lojtari është gjetur.
(Kosova Sot Online )