Turqi: Nga rrënojat nxirren tre trupa të pajetë nga ekipi i volejbollit
Turqia vazhdon të përballet me pasojat nga tërmeti i tmerrshëm që e goditi këtë vend në fillim të kësaj jave.
Ndër mijëra njerëzit që kanë mbetur nën rrënoja është edhe një ekip i volejbollistëve shkollorë.
Sipas BBC, tre trupa të pajetë janë nxjerrë nga ekipet e shpëtimit, nga hoteli që u shemb të hënën
Trupat e dy trajnerëve dhe të një lojtari të ri u gjetën në hotelin e rrënuar Isias në Adiyaman, thanë zyrtarët e Qipros veriore, të kontrolluar nga Turqia.
Një grup prej 39 personash, duke e përfshirë ekipin e djemve dhe atë të vajzave, thuhet se kanë qenë në ndërtesë duke fjetur kur ajo u rrënua.
Përpjekjet e kërkimit vazhdojnë në vendin ku janë mbledhur familjet e lojtarëve.
Sportistët kishin udhëtuar për në Adiyaman nga Kolegji Turk Maarif i Famagustës, të shoqëruar nga mësues dhe prindër.
Katër persona nga grupi dihet se kanë mbijetuar pasi ndërtesa shtatëkatëshe u rrëzua, pasi thuhet se kanë arritur të shpëtojnë vetë nga rrënojat.
(Kosova Sot Online)