Vinicius Junior shpallet lojtari më i mirë
Anësori i Real Madridit, Vinicius Junior, është shpallur lojtari më i mirë në Kupën e Botës për Klube.
Braziliani shënoi tre gola në turne: një në ndeshjen kundër Al-Ahly (4:1) në gjysmëfinale, dy në finale kundër Al -Hilal (5:3). Gjithashtu ai dha një asist.
Për paraqitjen e tij në turneun në Marok, Vinicius mori Topin e Artë.
Topi i Argjendtë i shkoi mesfushorit të Madridit, Federico Valverde , Topi i Bronzit shkoi për sulmuesin e Al-Hilal, Luciano Vietto.
(Kosova Sot Online)