Lexoni edhe:
Lideri opozitar Sali Berisha vazhdon e nuk ndalet: Edi Rama, ky porositës i vrasjes së opozitës largohet vetëm me revolucion
Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, e ka kërcënuar bashkëlojtarin Nicola Barella gjatë ndeshjes së xhiros së 22-të të Serie A kundër Sampdorias. Kamerat e kanë kapur momentin kur belgu iu drejtua mesfushorit italian dhe nisi t’i bërtiste, pasi ai i kishte tundur duart i pakënaqur pas një topi të lëshuar. Mediat italiane raportojnë se Lukaku i tha të mos i tundte më duart duke i përshkruar fjalët e sulmuesit: “Nico! Nico… Mos e bëj më atë me duar. Mjaft më! Ndalu! Ndalu menjëherë!”.
Pasi Barella ia ka kthyer dhe i ka thënë diçka, 29-vjeçari ka qenë akoma më brutal duke e sharë. Derisa i drejtohej bashkëlojtarit, Lukaku e ka kërcënuar me gisht, ndërkohë që pritet të shihet se si do të përfundojë ky konflikt, sidomos duke ditur që shumë lojtarë të Interit janë të pakënaqur me mbështetjen teknike që kanë nga belgu në fushë dhe shumë prej tyre janë të irrituar nga fakti sulmuesi shpesh humb topa dhe bën gabime fillestare.
(Kosova Sot Online )