Sot merret vendimi, Alves mund të dënohet me burg deri në 12 vjet

  • 16 February 2023 - 14:05
Sot merret vendimi, Alves mund të dënohet me burg deri në 12 vjet

Dani Alves po qëndron në paraburgim pa kusht që nga 20 janari, në pritje të vendimit për akuzën e përdhunimin e një 23 vjeçareje në klubin e natës Sutton në Barcelonë më 30 dhjetor, shkruan "Kosova Sot Online ".

Gjykata e Apelit në Barcelonë do të vendosë sot për masën e paraburgimit për ish-futbollistin e Barcelonës. Ekipi i tij ligjor e ka kërkuar lirimin e tij, ndërsa kjo ankesë është kundërshtuar nga prokuroria publike dhe nga prokuroria private. Në bazë të kamerave të sigurisë, të siguruara nga mediumi “El Periodico”, Alves u largua nga klubi i natës pas incidentit të supozuar.

Ai e injoroi viktimën, e cila po qante, e në ndërkohë po ngushëllohej nga një shoqe e saj dhe nga stafi i Sutton.

Burimet e “El Periodicos” sqarojnë se Alves kaloi pranë vajzave të reja, të cilat desh i kishte kafshuar, ndërsa viktima iu ka treguar punonjësve të klubit të natës për sulmin seksual të supozuar që sapo e kishte pësuar në banjë. Alves e ka ndërruar disa herë versionin e tij, duke sjell dyshime për pafajësinë e tij. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri në 12 vjet burg. 

(Kosova Sot Online )