Lexoni edhe:
Sot merret vendimi, Alves mund të dënohet me burg deri në 12 vjet
Paris Saint-Germaini po planifikon ta shesë Neymarin në afatin kalimtar të janarit. Sulmuesi brazilian duket se është duke e kaluar sezonin e fundit në “Parkun e Princave”, përcjell "Kosova Sot Online"
Pas përfundimit të Botërorit, ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës ka pësuar rënie të formës dhe së fundmi e kishte një zënkë me bashkëlojtarë dhe me anëtarë të stafit.
Sot merret vendimi, Alves mund të dënohet me burg deri në 12 vjet Lexoni edhe:
E kjo ka bërë që sheikët arabë të mendojnë të heqin dorë nga transferi rekord që e kishin bërë për 222 milionë euro nga Barça.
Presidenti i klubit parisien, Nasser al Khelaifi dhe bashkëpronari i Chelseat, Todd Boehly e kanë pasur një takim sekret në Paris për ta diskutuar transferimin potencial të Neymarit në “Stamford Bridge”, njofton mediumi “ESPN”.
Përfaqësuesin brazilian e donin Të Kaltrit edhe verën e kaluar, por në fund nuk kishte asgjë konkrete në këtë drejtim.
Neymar e kishte nisur sezonin në mënyrë të jashtëzakonshme, me numra të frikshëm, por që pas Kupës së Botës ai ka rënie drastike dhe duket krejt tjetër lojtar.
(Kosova Sot Online )