Lexoni edhe:
Sot merret vendimi, Alves mund të dënohet me burg deri në 12 vjet
Jorge Messi e ka trembur Paris Saint-Germainin. Ka mjaftuar që babai i Leo Messit të shihej në aeroportin e Barcelonës për t’u shtuar zërat për një rikthim të mundshëm të kampionit botëror tek “Blaugrana”, përcjell "Kosova Sot Online".
Natyrisht, është i njohur afeksioni që e ka ylli argjentinas për klubin katalunas dhe nuk përjashtohet mundësia që të dëgjohet një ofertë eventuale, e cila megjithatë deri tash nuk ka arritur.
Sot merret vendimi, Alves mund të dënohet me burg deri në 12 vjet Lexoni edhe:
Dje u tha që shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk do ta vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin, ndërsa sot menjëherë po qarkullojnë zëra që e rikthejnë Leon në “Camp Nou”.
Gjithashtu, përmendet edhe opsioni Inter Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sidoqoftë, vendimin final për të ardhmen do ta marrë vetë “Pleshti”, i cili ndërkohë synon ta ketë një sezon të suksesshëm me parisienët.
(Kosova Sot Online )