Lexoni edhe:
Zbardhen edhe notat e lojtarëve pas përfundimit të ndeshjes: Juventus 1-1 Nantes, vlerësohen Di Maria dhe portieri mysafir
Isco ka mbetur futbollist i lirë që nga fundi i muajit dhjetor të vitit 2022.Mesfushori spanjoll vazhdon të mbetet i lirë, përkundër se ka disa oferta, por që ende nuk ka vendosur të ardhmen e tij, shkruan "Kosova Sot Online".
30-vjeçari është në udhëkryq sa i përket të ardhmes së tij, pasi ka oferta nga Italia, Turqia, Anglia, Arabia Saudite dhe kampionati amerikan MLS.
Por e përditshmja spanjolle AS ka raportuar se Isco mund të rikthehet sërish në La Liga, ku Villarreali ka shprehur interesim për transferimin e tij.
Drejtuesit e klubit spanjoll kanë hapur bisedime me agjentët e Iscos dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë diçka më konkrete për të ardhmen e spanjollit.
Roma, Everton, Konyaspor, Los Angeles FC, Inter Miami, Al-Hilal dhe Al-Nassr janë skuadrat tjera të interesuara për t’i marrë shërbimet e mesfushorit spanjoll.
Gjithsesi java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Iscos, pasi lojtari i ka bërë të qartë agjentëve të vet se dëshiron sa më shpejt të bashkohet me ndonjë skuadër.
(Kosova Sot Online )