Massimiliano Allegri bëhet gjysh

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 19:20
Massimiliano Allegri bëhet gjysh

Massimiliano Allegri ka një arsye që të gëzohet pas barazimit 1-1 ndaj FC Nantes pasi lindjes së nipit të tij

Ishte një ndeshje jo e mirë për Zonjën e Vjetër në ndeshjen e parë në Europa Ligë kundër Nantes, pasi që përfundoi barazim edhe pse Juve krijoi shumë mundësi shënimi dhe humbi një penallti në minutat shtesë të ndeshjes. Juventus shpreson që të hakmerret në ndeshjen e dytë në Francë më 23 shkurt.

Siç thekson ANSA, nuk ishte gjithçka e errët dhe fatkeqësi në këtë barazim të Juventusit me Nantes, pasi që vajza e tij Valentina lindi djalë të cilin e pagëzoi Filippo. Klubi uroi gjyshin e ri në mediat e tyre sociale.

Në të njëjtën kohë, Juventusi duhet ta vazhdojë punën pas zhgënjimit në Ligën e Europës, ku do të luan ndeshjen e radhës kundër Spezias në ligë. Allegri duhet që të gjejë zëvendësim për Gleison Bremer, i cili nuk do të luajë këtë ndeshje shkaku i kartonëve dhe të mbajë syrin tek katër futbollistët të cilët me një karton të verdhë do të suspendoheshin dhe ata janë: Alex Sandro, Moise Kean, Manuel Locatelli dhe Adrien Rabiot.

(Kosova Sot Online)