Napoli synon ta mbajë kreun

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 20:15
Napoli synon ta mbajë kreun

Dyshja e Napolit, Victor Osimhen dhe Khvicha Kvaratskhelia do të udhëheqin edhe sot vijën e sulmit për ndeshjen në udhëtim kundër Sassuolos

Ndeshja në mes të Zigjelbërve dhe Napolit fillon në ora 20:45 në Mapei Stadium në Reggjio Emilia.

Napoli vazhdon të besojë se do ta fitojnë trofeun e tyre të parë pas tri dekadave pasi që kanë vetëm edhe 16 ndeshje deri në fund të sezonit, duke pasur 15 pikë më shumë së vendi i dytë Interi.

Skuadra e Luciano Spalletit nuk pati problem në ndeshjen e parë me Sassuolon këtë sezon, duke i shkatërruar ata në shtëpi me rezultat 4-0.


E vetmja mungesë e Napolit në këtë ndeshje është ajo e Giacomo Raspadori, i cili ka një problem të vogël me muskuj.

Sassuolo duhet medoemos që të marrë pikë pasi që ata janë afër për të rënë nga liga: skuadra e Alessio Dionisi është në vendin e 15-të me 24 pikë, ku janë vetëm 7 pikë para Hellas Veronas që është në pjesën e fundit.

Sassuolo nuk mund të llogarit në të lënduarin Mert Muldur dhe Jeremy Toljan dhe yllin e skuadrës Domenico Berardi që ende janë duke u rikuperuar nga lëndimit.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka startuar nga fillimi në mbrojtjen e Sassuolos.

(Kosova Sot Online)