Ten Hag: Kontrata e re e Rashfordit është prioritet

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 13:54
Ten Hag: Kontrata e re e Rashfordit është prioritet

Marcus Rashford është prej futbollistëve më në formë në botë.

Ai është duke u treguar kyç për Manchester Unitedin me golat që po i shënon në çdo ndeshje

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka thënë se rinovimi me sulmuesin anglez është prioritet i tyre.

“Kontrata e re e Rashfordit është prioritet. Jemi duke punuar shumë. Duhet ta mbajmë Marcusin, patjetër. Ai është në një vend të lumtur tani”, tha ai.

(Kosova Sot Online)