Lexoni edhe:
Zhegrova dhuroi spektakël para përballjes me PSG-në e Messit
Ermal Krasniqi është padyshim njëri nga lojtarët shqiptarë më të talentuar dhe më në formë të momentit, gjë që po e tregon te Cluj. Forma e tij nuk ka kaluar pa rënë në sy të disa ekipeve të njohura që luajnë në Serie A dhe Mallorcës që luan në La Liga, shkruan "Kosova Sot Online".
“Nga burime pranë lojtarit mësojmë se Kosova i ka dërguar ftesë Krasniqit për ndeshjet e marsit, por ai e ka lënë pezull, pasi po pret ftesën e Shqipërisë. Dëshira e madhe e lojtarit është të përfaqësojë Shqipërinë dhe në rast të një thirrje nga Sylvinho, ai do i përgjigjej direkt pozitivisht”, shkruan mediumi cna.al.
Zhegrova dhuroi spektakël para përballjes me PSG-në e MessitLexoni edhe:
Ermal Krasniqi ishte një prej elementeve që ka shkëlqyer me Ilir Dajën te Ballkani. Sulmuesi 24-vjeç do ta bënte hapin e madh për të kaluar te Cluj në Rumani. Menjëherë debutoi me gol ndaj Constanta në kampionat dhe siguroi vendin e titullarit. Ai është ftuar vetëm në një miqësore nga Kosova, por nuk ka debutuar ende në ndeshje zyrtare.
(Kosova Sot Online )