
Lexoni edhe:
Bëhen virale pamjet e lojtarëve të Chelseat duke dalë nga tuneli i Stamford Bridge – por për arsye të gabuar
Erik ten Hag ka shpjeguar se çfarë u tha tifozëve të Manchester United pasi u pa duke bërë me gisht drejt Stretford End pas fitores 3-0 ndaj Leicesterit. Djajtë e Kuq fituan atë takim falë dy golave nga Marcus Rashford dhe Jadon Sancho, përcjell "Kosova Sot Online".
Pas përfundimit të ndeshjes që u zhvillua të dielën pasdite, u shfaqën pamjet e Erik ten Hag duke dhënë një mesazh për tifozët që qëndruan për të duartrokitur lojtarët dhe stafin.Dhe në intervistën e tij pas ndeshjes, ish-trajneri i Ajaxit u pyet për atë që u tha tifozëve përpara se të shkonte në tunelin e Old Trafford.
“Unë thashë ejani të enjten”, deklaroi Ten Hag. “Është një lojë e madhe, sigurohuni që të jeni atje dhe ne mundim Barcelonën së bashku”. Strategu 53-vjeçar shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për mbështetjen e madhe të tifozëve.
“Falënderoj tifozët për besimin e tyre tek unë. Ndihem i përkushtuar në këtë klub, më pëlqen të jem këtu, por nuk është në dorën time”.
“Ajo që unë mund të ndikoj është performanca e kësaj skuadre dhe do të jap gjithçka për të performuar sa më mirë dhe për t’i kaluar kufijtë e pritshmërive”, ka shtuar më tej holandezi.
(Kosova Sot Online )