Ndërroi jetë legjenda e Real Madridit – fitues i Kampionatin Evropian, nëntë La Liga dhe tri Kupa të Spanjës

  • 21 February 2023 - 10:42
Ndërroi jetë legjenda e Real Madridit – fitues i Kampionatin Evropian, nëntë La Liga dhe tri Kupa të Spanjës

Real Madridi ka konfirmuar se ka ndërruar jetë legjenda e tyre, Amancio Amaro në moshën 83-vjeçare. Amancio luajti për Los Blancot midis viteve 1962 dhe 1976, duke fituar nëntë tituj të La Ligës dhe një Kupë Evropiane, përcjell "Kosova Sot Online ".

Ai gjithashtu luajti edhe për Deportivo La Coruna midis 1958 dhe 1962, ndërsa zhvilloi 42 paraqitje me Spanjën. Përmes një deklaratë, kampionët e La Ligas shkruan: “Real Madrid CF, presidenti dhe Bordi i Drejtorëve shprehin keqardhje të thellë për vdekjen e Amancio Amaro, president nderi i Real Madridit dhe një nga legjendat e mëdha të klubit tonë dhe të futbollit botëror”.

“Real Madrid dëshiron të shpreh ngushëllimet për gruan e tij Consuelo, fëmijët e tij Oscar, Belen, Amancio, Patricia, Marcos dhe Claudia, vëllain e tij Juan Carlos, nipërit dhe mbesat e tij dhe të gjithë të afërmit, kolegët dhe të dashurit e tij”. Në total, sulmuesi ka shënuar 155 herë në 471 paraqitje për Real Madridin.

Amancio ndihmoi Spanjën të fitonte Kampionatin Evropian të vitit 1964, duke shënuar në gjysmëfinale ndaj Hungarisë. 

(Kosova Sot Online )