Lexoni edhe:
Klopp reagon i revoltuar: Humbja na dha një goditje të rëndë, por duam të fitojmë në Madrid
Boksieri kosovar Robin Krasniqi do të përballet më 25 shkurt 2023 në Mynih, me Timur Nikarkhoevin. Këtë e ka bërë të ditur sponsori kryesor i Krasniqit, Burim Hazrolli, shkruan "Kosova Sot Online".
Krasniqi do të përballet më 25 shkurt 2023, në Mynih, me Timur Nikarkhoevin. Hazrolli ka thënë se Robin Krasniqi do të kthehet në skenën e boksit me disa ndryshime, duke filluar nga ndërrimi i trajnerit, pasi që ai ka përzgjedhur ish-mundësin e tij në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBA, të vitit 2015, Juergen Braerhmer, në rolin e trajnerit. Gjermani Braehmer do ta udhëheqë nga këndi boksierin Krasniqi.
Krasniqi ka bashkëpunuar për kohë të gjatë me Magomet Schaburow. Por tani për trajner e ka 44-vjeçarin Braehmer. Ai ka deklaruar se ka bërë bashkë dy kampionë dhe do t’i rikthejë në ring, në Mynih të Bavarisë.
Ndërsa sa i përket Robin Krasniqit, Hazrolli ka deklaruar se Robini kurrë nuk ka qenë më në formë se tani dhe se është një stërvitje jashtëzakonisht e madhe.
Përveç Krasniqit, në Audi Dome do të boksojnë edhe shqiptarë të tjerë, si Kushtrim Tahirukaj, Armend Xhoxhaj, Isuf Kelmendi, James Kraft etj.
Hazrolli ka thënë se ata do të boksojnë për shtetin gjerman, aty jetojnë.
Kujtojmë se Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 7 humbje në karrierë. Ndërsa së fundi ka boksuar më 9 tetor 2021, ku ka humbur, me një vendim të dyshimtë të gjyqtarëve, nga Dominick Bozell.
(Kosova Sot Online )