Fenerbahçe e përjashton futbollistin shqiptar, u tregua i padisiplinuar

  • 23 February 2023 - 09:53
Fenerbahçe e përjashton futbollistin shqiptar, u tregua i padisiplinuar

Ezgjan Alioski kishte bërë bujë të madhe në Turqi kur kishte vendosur t’i bashkohej Fenerbahçes.Me një karrierë dhe bagazh në futbollin anglez, lojtari anësor konsiderohej si një përforcim i madh për klubin nga Stambolli.Mirëpo, jo të gjitha gjërat shkuan sipas pritshmërive dhe parashikimeve, shkruan “Kosova Sot Online".

Klubi Verdhekaltër ka njoftuar se e ka përjashtuar përfaqësuesin e Maqedonisë së Veriut për shkak të sjelljeve të vazhdueshme të padisiplinuara, si me shtabin teknik, ashtu edhe me drejtuesit e klubit dhe me shokët e skuadrës.

Pra, nuk bëhet fjalë për mosangazhim apo mungesë cilësie, por për mungesë disipline.

Ish-futbollisti i Leeds United ishte huazuar në Fenerbahçe nga klubi i Arabisë Saudite, Al-Ahli, i cili e mban kartonin e tij.

(Kosova Sot Online )