Ten Hag flet për finalen me Newcastle

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 17:55
Ten Hag flet për finalen me Newcastle

Trajneri i Manchester United ka pranuar se Newcastle është një ekip “i bezdisshëm” për t’u përballur në finale të Carabao Cup të dielën në Wembley

Pas një fitoreje të madhe kundër Barcelonës në play-offin e Ligës së Europës, ku ata fituan me rikthim 2-1 në Old Trafford, trajneri i United, Ten Hag shpejt e ka kthyer vëmendjen tek ndeshja finale për kupën Carabao që do të zhvillohet të dielën kundër Newcastle. Dy ditë nga mundësia që skuadra e tij ta fitojë një trofe dhe ai po ashtu me United, holandezi ia ka tërhequr vërejtjen skuadrës së tij se çfarë kundërshtari e pret.

Ai ka dhënë një shpjegim të pazakonshëm në konferencën para ndeshjes për shtyp,

“Ata janë një ekip i bezdisshëm për të luajtur kundër tyre, kështu që ne duhet të gjejmë një mënyrë për të fituar”, ka thënë ai.

“Ata përpiqen të bezdisin. Ne duhet të jemi të sigurt që ne të luajmë ndeshjen tone dhe të fokusohemi të ndeshja. Ne i shohim gjyqtarët që dëshirojnë të luajnë në kohë efektive. Ata kanë sulmet më të ulëta në ligë por janë shumë të suksesshëm. Kështu që varet nga ne që të përdorim shpejtësinë dhe ne po ashtu varemi nga arbitrimi po ashtu”, shtoi ai.

Newcastle ka pasur një sezon fantastik më 2022/23 dhe janë në vendin e pestë në Premier Ligë, tetë pikë më pas United me një ndeshje më pak. Magpies arritën një barazim pa gola në Old Trafford para Botërorit dhe janë një nga tri skuadrat që kanë marrë pikë nga Teatri i Ëndrrave në Premier Ligë këtë sezon.

(Kosova Sot Online)