Lexoni edhe:
Ky është kulmi i arrogancës, tifozët e djegin fanellën e Balotellit
Kylian Mbappe e ka shkruar emrin e tij në histori të Paris Saint-Germainit, pasi që sulmuesi francez shkëlqeu mbrëmë në fitoren e parisienëve ndaj Marseillet me rezultat 3:0 duke i realizuar dy gola, shkruan "Kosova Sot Online ".
E këta ia mundësuan atij që të arrijë në kuotën e 200 golave me klubin nga Parisi, sa i kishte shënuar edhe Edinson Cavani, i cili deri tash ishte golashënuesi më i mirë në histori të klubit.
Ky është kulmi i arrogancës, tifozët e djegin fanellën e BalotellitLexoni edhe:
24 vjeçari synon që ta marrë primatin qysh në ndeshjen e ardhshme. Ish-futbollisti i Monacos ndërkohë i ka realizuar 29 gola në 29 ndeshje këtë sezon deri tash me PSG-në, duke shfaqur formë të jashtëzakonshme.
Edhe pse ka kontratë afatgjate në “Parkun e Princave”, përfaqësuesi francez mund të lëvizë gjatë verës nga Parisi për t’iu bashkuar Real Madridit, i cili po e kërkon qe një kohë të gjatë.
(Kosova Sot Online )