
Lexoni edhe:
Ja si votuan Amir Rrahmani dhe Alain Giresse për çmimin “The Best” të FIFA-s
Tommy Fury i shkaktoi Jake Paulit humbjen e parë në karrierën në duelin e mbrëmshëm, duke i dhënë fund kështu edhe pritjes dyvjeçare për t’u përballur. Vëllai i Tyson Furyt dominoi pjesë të mëdha të meçit gjatë së cilës të dy boksierëve iu hoqën pikë nga gjyqtari, shkruan "Kosova Sot Online".
Gjyqtarët e shënuan ndeshjen në favor të britanikut, duke i dhënë më shumë pikë edhe pse pësoi një rrëzim në raundet e fundit. Por, sa kanë fituar dyshja nga ky duel? Fury besohet se ka marrë katër milionë nga triumfi në përballje, ndërsa dy milionë më pak janë për Paul.
Ja si votuan Amir Rrahmani dhe Alain Giresse për çmimin “The Best” të FIFA-sLexoni edhe:
Fitimet janë edhe më të mëdha për Tommyn, pasi ata kishin nënshkruar një kontratë se fituesi do merr gjithçka ose asgjë. Shuma prej dy milionë eurove ka shkuar në xhirollogarinë e Paul, ndërsa pjesa tjerë nga reklamat dhe shikimit i takojnë Furyt – që shkon afro dhjetë milionë.
(Kosova Sot Online )