Lexoni edhe:
Zbulone milionat që i ftuan boksierët Tommy Fury dhe Jake Paul, ja cili u pasurua më shumë
Lionel Messi u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në botë, në gala mbrëmjen e organizuar nga FIFA në Paris të Francës.Ylli argjentinas ndihet mjaft i lumtur që u kurorëzua për herë të shtatë me këtë çmim prestigjioz individual, përcjell "Kosova Sot Online".
35 vjeçari e ka bërë një postim, përmes së cilit i falënderoi të gjithë për mbështetjen.
“Faleminderit të gjithë atyre që që e bënë të mundshme që ta fitoj këtë çmim. Krejt ata të Federatës argjentinase, Kombëtaren e Argjentinës, familjen dhe miqtë e mi, 45 milionë argjentinas që besuan në ne… Dhe, urime të gjithë fituesve dhe fitueseve të ‘FIFA The Best’, posaçërisht Lio Scalonit dhe Dibu, të cilët po ashtu i morën me plot meritë premitë. Një përqafim për të gjithë, do të shihemi së shpejti”, ka shkruar Messi në rrjetet sociale.
(Kosova Sot Online )