
Ja pse Haaland iu bashkua Man Cityt

Erling Haaland vendosi të transferohej në Manchester City gjatë verës së kaluar ndonëse kishte oferta edhe nga klubet e tjera të mëdha evropiane.
Njëra prej menaxhereve të sulmuesit norvegjez, Rafaela Pimenta e ka zbuluan edhe arsyen kryesore për të cilën ish-futbollisti i Salzburgut dhe i Borussia Dortmundit vendosi t’i bashkohej kampionit aktual të Anglisë
“Haaland e donte Cityn për t’i ndjekur hapat e babait të tij. Ai fuqishëm dëshironte të punonte nën drejtimin e Pep Guardiolës”, u shpreh ajo.
“Për t’u përgatitur për një lëvizje të madhe nevojiten 2/3 vjet dhe Haaland ishte në kontakt me klubet. Ai e bëri të njëjtën gjë”, vazhdoi ajo.
Hapi i radhës për përfaqësuesin norvegjez mund të jetë Real Madridi, i cili e do qe një kohë.
(Kosova Sot Online)